Rilindja sjell impulset e reja - jo në qeveri, por në Parlament

Postuar në 26 Tetor, 2015 15:22

Arben Ndoka ikën dhe në vend të tij vjen Eduart Ndocaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i dërgoi sot Parlamentit emrin e tij si zëvendësues i Ndokës, që dorëzoi mandatin më 7 shtator të këtij viti përmes një letre publike. Vendimi në KQZ e bën edhe më qesharake situatën pasi ai u mor me 4 vota pro dhe 3 kundër. Nuk dihet se pse është kundërshtuar nga 3 anëtarë marrja e mandatit nga Ndocaj, kur formalisht atij i takon. Sipas listës së PS-së në qarkun Lezhë, mandati i takonte Ndrec Dedajt, po ky i fundit nuk pranoi të japë dorëheqjen si kryebashkiak i Mirditës. Nuk mbetet veçse të urojmë Parlamentin dhe të shpresojmë se punimet e tij do të njohin rritje cilësore dhe në përgjegjshmëri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.