PD, tjetër akuzë Ramës: I dha pa tender koncesionin e hekurudhës Ballsh-Vlorë djalit të Valentina Leskajt

Postuar në 26 Tetor, 2015 12:35

Një tjetër akuzë për përfitime pa tender për miqtë politikë të kryeministri Rama ka bërë sot Partia Demokratike. PD denoncoi marrjen me koncension nga Arian Leskaj, djali i deputetes së PS-së, Valentina Leskaj të hekurudhës Ballësh- Vlorë për 25 vjet.

Në konferencë për shtyp deputetja e Vlorës, Liljana Elmazi tha se fituesi është shpallur pa tender.

“Edi Rama ka vendosur t’i japë mikut dhe donatorit të tij, djalit të Valentina Leskajt, një ekskluzivitet qeveritar, për 25 vite. Hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë. Çdo mall që do transportohet për 25 vite, çdo pasagjer që do udhëtojë për 25 vite në këtë linjë, do paguajë paratë tek biznesmeni Arian Leskaj, mik i vjetër i Bashkisë së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit. Ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim. Kemi të bëjmë me një biznes miliona eurosh në vit, duke ditur se në hekurudhën Leskaj, do të transportohet nafta që prodhohet në Ballsh, e cila shkon në Vlorë për t’u tregtuar më pas në Europë. Me filozofinë pa tender, me fitues të paracaktuar, që janë gjithnjë miqtë e Edi Ramës po jepen çdo ditë ekskluzivitete për dekada të tëra”, deklaroi deputetja e PD-së.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.