La Repubblica: Refugjatët sirianë, alarm i ringjalljes së skafistëve shqiptarë

Postuar në 26 Tetor, 2015 10:20

Një alarm që për Italinë nuk është i ri, por që mund ta marrë nota edhe më dramatike nëse refugjatët sirianë zgjedhin Italinë përmes Shqipërisë. E përditshmja La Repubblica shkruan për “rrezikun e një rruge të re Shqipëri- Itali” . Është fjala për një informacion konfidencial të marrë nga burime të Bashkimit Evropian mbi rrezikun e hapjes së një rruge të re të trafikut të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë.

 “Zgjidhje të përbashkëta në shenjë të solidaritetit europian e përgjigje konkrete nga ana e vendeve të BE e ekstra komunitare për t’i bërë ballë krizës së emigrantëve. Takimi i Brukselit përpiqet t’u gjejë një sintezë kërkesave të vendeve që gjenden përgjatë rrugës Ballkanike. Në samit u shfaq preokupimi i BE se skafistët mund të hapin këtë dimër një rrugë të re trafikimi mes Shqipërisë e Italisë, nëse kufijtë ballkanikë të BE do të jenë të mbylluara nga kontrollet e shumta. E referon këtë fakt një burim i BE në prag të mini samitit ku mori pjesë dhe kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky preokupim ka shtyrë liderët e pranishëm të vendosin shtimin e kontrolleve në rrugët tokësore mes Greqisë e Shqipërisë. Një rinisje e fluksit të emigrantëve nga Shqipëria drejt Italisë do të thotë një rikthim në të kaluarën, 20 viet pas kur gomonet e anijet e shqiptarëve kapërcenin 50 miljet e Detit Adriatik për t’i shpëtuar kaosit në të cilin kishte hyrë vendi pas rrëzimit të regjimit komunist", shkruan gazeta italiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.