S’mund të aspirosh Europën kur e mbush me azilkërkues

Postuar në 25 Tetor, 2015 11:13

Tendenca për ta prezantuar Shqipërinë si një vend në dyert e Europës vetëm sa ekspozon vendin dhe qeverinë pasi në kushtet kur renditemi të parët për numrin e azilkërkuesve pas Sirisë, çdo diskutim është i tepërt. Eupopianët mundohen ta thonë në mënyrë sa më elegante sa për sa kohë eksportojmë azilëantë nuk kemi shance të përfitojmë nga politikat e Zgjerimit. Zv/kryetar i komisionit të punëve të jashtme në PE, Andrej Plenkovic thotë se kriza e emigrantëve do të jetë me pasoja për të ardhmen e Europës.

“Së pari, do jetë e pamundur për vendet që janë në proçes të zgjerimit të kenë një numër të madh të qytetarëve të tyre që kërkojnë azil. Nëse pretendon që je mjaftueshëm i përgatitur të bëhesh anëtar i Bashkimit Europian, kjo do të thotë që në vendin tënd, të drejtat demokratike dhe të drejtat e njeriut janë të mbrojtura mirë. Mund të ketë vetëm raste të jashtëzakonshme ku mund të jepet azili, por përndryshe këto raste do trajtohen si raste emigratësh ekonomikë dhe do kthehen mbrapsht. Kriza e refugjatëve do të ketë një impakt të madh për zgjerimin, pasi Bashkimi Europian do të jetë sërish në krizë dhe do ndjejë barrën e saj, por kjo s'do të thotë që ne eurodeputetët e sidomos nga Kroacia mos të kujdesemi për zgjerimin që ai të ketë vëmendjen e duhur”-thekson Plenkoviç.

Zv/kryetar i Komisionit të Punëve të Kashtme në PE thotë se Shqipëria mbetet një opsion kalimi për emigrantët që vijnë nga Mesdheu, por momentalisht fluksi është I orientuar mes Greqisë dhe Maqedonisë . “Ne na duhet një qasje europiane. Muret nuk janë zgjidhje. Ne duhet të ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, por njëkohësisht ne duhet të respektojmë rregulloren e Shengenit, atë të sistemit të azilit,  por gjithashtu të mbrojmë kufinjtë e Bashkimit Europian.

Momentalisht, rruga më e shpejtë për refugjatët duket që është ajo e Greqisë, Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë  apo Kroacisë, e më pas  Sllovenisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Nëse refugjatët zgjedhin rrugën e Adriatikut, atëherë ne duhet të vendosim një bashkëpunim me partnerët tanë në Malin e Zi dhe Shqipëri. Por momentalisht, është rruga tjetër ajo që duket më e shkurtra”-deklaron Plenkovç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.