Rrëfim i Dritan Zaganit për Corriere Della Sera: Janë paguar vrasës shqiptarë të më eleminojnë fizikisht

Postuar në 25 Tetor, 2015 13:27

Dritan Zagani, ish-shefi antidrogës së Fierit strehohet në një vend sekret në Zvicër ku dhe ka kërkuar azil politik. Corriere Della Sera e ka intervistuar duke e pyetur për arsyet e largimit nga Italia ku ai qëndroi disa muaj pas ikjes nga Shqipëria. Zagani thotë se ndihej I kërcënuar me jetë nga vrasës shqiptarë të paguar.

“U largova sepse kërkuan të më vrisnin. Zgjodh Zvicrën dhe jo Italinë. Te ju, mafia shqiptare është e fuqishme dhe gjen këdo. Ndodhi disa vite me pare, eleminuan një ish-agjent me një të kaluar bezdisëse për bosët. Shpërndante gazeta, u shndërrua në fantazëm dhe sërish e gjetën. Tani, ndonjë koleg besnik, ndonjë informator i mirë më ka mbetur. Madje jam në dijeni se disa vrasës të urdhëruar, më kërkojnë”-shprehet Zagani për Corriere Della Sera.

43 vjecari baba i tre vajzave thotë se është i gatshëm të hetohet në Shqipëri, por  kërkon nga  autoritetet zviceriane t’i sigurojnë familjen.

“Kur më hodhën në burg, në qeli ishte tre kosovarë që i kisha arrestuar për drogë... pastaj, falë zemrës së mirë të gardianeve, me zhvendosën në repartin e të burgosurve me probleme të rënda psikike... atje ishte një tjetër ferr. Më lanë në arrest shtëpie dhe pas gjashtë muajsh skaduan afatet e gjykimit. Nëse do të jetë e nevojshme, jam i gatshëm të kthehem në Shqipëri, nëse do të më krijohet mundësia të mbrohem. Deri tani nuk ma kanë lejuar”-thekson ish-shefi i antidrogës së Fierit në rrëfimin e tij për gazetën italiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.