Nga buron entuziasmi i Gramoz Ruçit për dekriminalizimin dhe mundi i kotë për të dërguar infermierë në Gjermani

Postuar në 24 Tetor, 2015 18:19

Suksesi i bisedimeve në vilën 31 dhe entuziasmi i Gramoz Ruçit për arritjen e marrëveshjes  për dekriminalizimin është nga ato shfaqje demode të politikës që gjejnë terren në ambjentin e brendshëm sa kohë që publiku  mbetet i kuadratuar në ato çka i servir shpura e qeverisë dhe opozitës.

Takimi i djeshëm në vilën qeveritare u trumbetua si një arritje e madhe që do ta çojë vendin përpara. Por ajo që duket është se presioni ndërkombëtar ka qenë i madh dhe kësaj herë i prerë. Kreu i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum ka folur pa rezerva lidhur me atë që kërkon Gjermania.

“Në duam të shohim dekriminalizimin e Parlamentit të Shqipërisë. Prezenca e deputetëve me të dhëna kriminale në Kuvend është e papranueshme. Këto raste duhet të trajtohen nga drejtësia. Pëndryshe hapja e negociatave nuk mund dhe nuk do të ndodhë"-ka deklaruar deputeti gjerman.

Në këto kushte qeveria ka nxituar të mbyllë një orë e më parë këtë çështje, që gjithsesi e kanë ekspozuar atë përpara ndërkombëtarëve.

"Kam dyshimet e mia për rezultatet që paraqiten aktualisht nga qeveria. Nëse tregohem i drejtpërdrejtë, ato kanë ngjyrime jo bindëse. Ne  nuk duam të shohim një mjegullnajë, por një tablo të qartë të rrethanave . Madje, besoj, që edhe qytetarët e Shqipërisë duhet të jenë të interesuar për të pasur një rezultat të besueshëm dhe si rrjedhim ndoshta është në interesin e vetë qeverisë për të kërkuar hetime ndërkombëtare nga institucione apo organizata ndërkombëtare që merren me verfikimin dhe vëzhgimin e proçesit".-thekson Gunther Krichbaum.

Ai ka komentuar edhe nismën e qeverisë shqiptare për të dërguar infermierë të kualifikuar në Shqipëri, veprim që sipas tij nuk ka asnjë efekt në zhillimin ekonomik të vendit. “Lidhur me kuotat, duhet të bëjmë të qartë, që nëse ka vende pune të lira në Gjermani për qytetarë jogjermanë, këto vende i rezervohen qytetarëve të kualifikuar të shteteve anëtare. Shqipëria nuk është shtet anëtar. Do të duhen vite derisa Shqipëria të bëhet anëtare. Gjatë kësaj kohe është shumë e rëndësishme përgatitja e Shqipërisë për anëtraësimin, pasi kur bëhesh anëtar ka një konjkurrencë shumë të madhe brenda. Shqipëria dughet të forcojë stukturat shtetëore dhe të krijojë klimën e nevojshme të biznesit dhe sigurinë ligjore  për të thithur investime e huaja. Mua më dukset, se ajo që i shërben interesitv të Shqipërisë nuk është që të dërgojë punëtorët e saj të kualifikuar në Gjermani, por të mos lejojë rrjedhjen e trurit, duke tërhequr bizneset e huaja të vijnë në Shqipëri për të krijuar vende të reja pune”-deklaroi kreu Kreu i Komisionit të Çështjeve Europiane në Bundestagun gjerman

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.