"Prindërit që nxjerrin fëmijët për të lypur: burg deri 10 vjet"

Postuar në 23 Tetor, 2015 11:38

Saimir Tahiri ka deklaruar se në kuadër të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore do të kërkojë aplikimin rigoroz të legjislacionit për prindërit që braktisin fëmijët dhe i nxjerrin për të lypur. Gjatë fjalës së mbajtur sot në konferencën me këtë temë, Ministri i Brendshëm apeloi edhe shoqërinë të heqë dorë nga dhënia e lëmoshës për fëmijët e rrugës, duke e quajtur këtë gjest një akt po aq kriminal që i hap rrugë trafikimit. Sipas tij, sado e dhimbshme dhe njerëzore të duket dhënia e ca parave, është akti kriminal që bën secili për të mbajtur në këmbë një sistem të padukshëm të shfrytëzimit të fëmijëve. “Çdo fëmijë që kërkon lëmoshë është viktimë e familjes së tij më së pari, policia do fillojë të kërkojë aplikimin rigoroz të legjislacionit, për dënim deri 10 vjet heqje lirie për prindërit që identifikohen në kushtet e braktisjes së fëmijës dhe nxjerrin e shfrytëzojnë ata për të kërkuar lëmoshë, ky është sigurisht parakusht, ose kusht i nevojshëm për të lejuar pasojat kriminale të braktisjes dhe shfrytëzimit të fëmijëve.”­ tha Tahiri. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.