Lufta në Siri mbledh në bisedime krerët e diplomacisë amerikane, saudite, turke dhe ruse

Postuar në 23 Tetor, 2015 14:14

Krerët e diplomacisë amerikane, saudite, turke dhe ruse do të takohen sot në Vjenë për bisedime, raporton agjensia e lajmeve AFP. Sipas saj në fokus është lufta në Siri midis treshes Washington-Ryad-Ankara, kundërshtarë të fortë të regjimit të Damaskut dhe Moskës aleati i saj më besnik. Kryeqyteti austriak është bërë arena e bisedimeve diplomatike midis palës amerikane, John Kerry, ai rus Sergueï Lavrov, sauditi Adel al-Jubeir dhe ai turk Feridun Sinirlioglu. Pika më kulmore do të jetë rreth pasdites, një takim katër palësh në rend të ditës është konflikti sirian, etapa e parë diplomatike dhe e ndërkombëtarizimit të një lufte civile që ka shkaktuar më shumë se 250 mijë të vdekur që prej marsit 2011. Takimi trepalësh SHBA-Arabi Saudite-Turqi ka nisur mëngjesin e sotëm në Vjenë por ende asnjë rezultat nuk është bërë i ditur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.