Kush është dora e djathtë “greke” e Bushatit. Ministri beson se incidentin e ka kurdisur Greqia

Postuar në 22 Tetor, 2015 13:06

Pirro Vëngu as vetë nuk e kishte menduar se puna si shef i kabinetit të ministrit Bushati do t’i hapte telashe qeverisë në planin diplomatik. Asiston prej 2 vjetësh veprimtarinë e ministrit të Jashtëm, të cilit  tani i kërkohet të japë shpjegime lidhur me thirrjen ushtar të krahut të tij të djathtë nga një vend fqinj.

Edhe mediat greke i kanë kushtuar vëmendje këtij incidenti dhe debatit që ka lindur së fundmi në Shqipëri. Gazeta “To Ethnos” thotë se 30-vjeçari Pirro Vëngu është me nënë greke nga Dropulli dhe baba shqiptar.  Familja e tij emigroi në Athinë qëkrse Pirro ishte foshnje.

Ai u shkollua në Athinë dhe më pas kreu studimet në Francë ku iu bashkua organizatave politike të majta, i frymëzuar nga gjyshi i tij që sipas gazetës greke ka qenë një funksionar i lartë i regjimit të Enver Hoxhës.

Vëngu ka përfituar nga nëna shtetësinë greke dhe sipas procedurave që ka ligji grek duhet të kryejë shërbimin ushtarak në Greqi. Nga burime pranë tij u mësua se Vëngu ka paguar një gjobë për shtyrjen e kryerjes së shërbimit të detyruar ushtarak në Greqi, ndërsa vetë ministri Bushati beson se këtë peshqesh e ka nga Greqia për shkak të qëndrimeve të tij për Zonat Ekslkluzive Ekonomike, Paktin Detar dhe kërkimet për naftë në detin Jon.

Dyshtetësia e Vëngut po i kthehet në boomerang socialistëve që kur ishin në opozitë shqyen foltoret pse Visho Ajazi Lika që u emërua në krye të SHISH-it kishte dyshtetësi. Tani që plasi me Vëngun po mbyten me një lugë ujë duke e kthyer vendin në estradë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.