Fleckenstein në Konferencën me krerët e komisioneve të Integrimit: Nuk ka integrim me gjyqësor të korruptuar

Postuar në 23 Tetor, 2015 10:24

Kryetarët e Komisioneve parlamentare të Integrimit të Shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizim-Asocimit të Evropës Juglindore janë mbledhur në Tiranë në Konferencën e 11-të të radhës. Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se rajoni ynë ndodhet në një moment historik dhe në një fazë intensive të marrëdhënies kontraktuale me BE-në. “Mbarëvajtja në procesin e integrimit në Shqipëri dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor lidhet ngushtë me shpejtësinë e reformave, e cila do të garantonte çeljen e negociatave me BE-në. Vendet tona duhet të përshpejtojnë ritmet e reformave, sidomos ato që lidhen me forcimin  dhe sundimin e ligjit, pasi fenomene si krimi dhe korrupsioni ende janë barriera serioze për një zhvillim të shpejtë. Projekti i reformave të qëndrueshme duhet të përshpejtohet nga secili vend i rajonit tonë, duke bashkëpunuar ngushtë dhe me grupet e interesit dhe shoqërinë civile”, u shpreh kreu i Kuvendit. Ai e vuri theksin edhe tek rritja e parametrave të sigurisë. “Parametrat e sigurisë, kyçe për vendin tonë. Mbështesim aspiratat e të gjithë vendeve të rajonit tonë. Ne duhet të marrim pasa praktike dhe të investojmë edhe më shumë për arsimin e të rinjve tanë”, u shpreh Meta.

Reporter Knut Fleckenstein, foli për krizën e emigrantëve duke thënë se gjithnjë e më shumë vende po përballen me numrin e rritur të tyre. Fleckenstain theksoi se ka shumë sfida si për vendet e BE­së dhe për aspirantët dhe se integrimi kërkon angazhim të vazhdueshëm duke veçuar punën e Serbisë. “Integrimi kërkon angazhim të vazhdueshëm. Serbia po tregon punë më të mirë se vendet e tjera. Qeveria në Shqipëri po punon për prioritetet. Reforma në gjyqësor, jo për t’i bërë qejfin BE­së. Reforma në gjyqësor do të bëjë përparime. Nuk ka integrim me gjyqësor të korruptuar. PE nuk preket nga efekti i lodhjes së zgjerimit. Dialogu për bashkëpunim rajonal është intensifikuar. Në procesin e Berlinit të përfshihen dhe parlamentet”, tha ai.

Ndërsa Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu e vuri theksin tek problemet që ka ende Shqipëria për të qënë pjesë e unionit, ndërsa theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë me qëllim integrimin në bllok. “Shqipëria ka sot numrin më të lartë të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, problem mbetet papunësia, sidomos tek të rinjtë dhe korrupsioni”,­ tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.