Të ardhurat tatimore të shtatorit, 1% më shumë se vjet, 23% më shumë se parvjet

Postuar në 21 Tetor, 2015 23:40

Nga të dhënat paraprake të Ministrisë së Financave, rezulton se të ardhurat tatimore në muajin shtator ishin rreth 28 miliardë lekë. Të ardhurat tatimore përfshijnë taksat doganore, vendore, nacionale, të sigurimeve shoqërore/shëndetsore, si dhe akcizat e tatimet e ndryshme.

Në krahasim me shtatorin e vjetshëm, të ardhurat tatimore ishin 1% më të larta. Ndërsa në krahasim me shtatorin e parvjetshëm, ato ishin 23% më të larta.

Në periudhën janar-gusht, të ardhurat tatimore ishin rreth 224 miliardë lekë, ose 4% më shumë se vjet dhe 19% më shumë se parvjet.

Sipas parashikimit të rishikuar të buxhetit, të ardhurat tatimore pritet të arrijnë nivelin 355 miliardë lekë deri në fund të vitit.  Në qoftë se në tri muajt e mbetur  të ardhurat tatimore realizohen si në shtator, niveli i rishikuar i tyre vjetor, mund të mos arrihet.

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.