Edhe kryeministri izraelit ngre pikëpyetje për Holokaustin

Postuar në 22 Tetor, 2015 14:58

Kur ish-presidenti iranian, Mahmoud Ahmedinejad deklaronte se Holokausti ishte një mit, ose ekzagjerim, e gjithë bota reagoi duke e akuzuar keq. Në fakt, Ahmedinejad ndoshta nuk ka patur edhe aq shumë faj, po të shohësh sot se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi në Kongresin Sionist se “Hitleri vetëm sa donte t’i dëbonte hebrejtë, e jo të eliminonte”. Sipas tij, ideja për shfarrosje erdhi nga Myftiu i Jerusalemit Haj Amin al-Husseini, i cili edhe e ka takuar Hitlerin në Berlin.

Por nga një zbardhje e takimit që ka bërë gazeta e njohur izraelit “Haaretz”, referuar të dhënave të Fritz Grobba, një diplomat nazist i kohës, nuk rezulton të jetë folur për shfarrosje hebrejsh. Në takimin e 28 nëntorit 1941, flitet për krijimin e shteteve arabe, apo edhe një legjioni arab për luftë..Myftiu në fjalë i shprehte simpatinë Hitlerit duke nënvizuar armiqtë e përbashkët: britanikët, bolshevikët dhe hebrejtë. (http://www.haaretz.com/israel-news/.premium-1.681839?utm_campaign=Echobo...). Mund të merren me mend qëllimet e këtij ekstremizmi në mohimin historik që bën sot kryeministri izraelit, por kancelarja gjermane Angela Merkel, deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp se “ishte shumë e qartë në mendjen e saj për përgjegjësinë e ushtarëve gjermanë”(http://www.bbc.com/news/world-europe-34597283).

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.