De Biasi preferohet si trajner edhe për përfaqësuesen italiane

Postuar në 21 Tetor, 2015 19:16

Për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare janë afruar trajnerë të famshëm. Kështu na thanë para disa ditësh zyrtarë të FSHF-së, por pa zbuluar emra. Një sulm në shpinë për trajnerin aktual Gianni De Biasi, i cili edhe sikur Armand Duka të arrijë ta dëbojë nga përfaqësuesja jonë e ka një vend të sigurtë. Gjatë emisionit “Football Night” në “Sky Sport Italia” De Biasi ka deklaruar se kontrata e tij me përfaqësuesen shqiptare rinovohet automatikisht deri në vitin 2017. Kjo pasi rezultati që arriti me kualifikimin e përcakton këtë gjë. Ndërkohë një sondazh i kryer nga televizioni ku ishte ftuar rezultonte se De Biazi është i preferuar nga 70% e votusve për të marrë edhe përfaqësuesen italiane, nëse Antonio Contes largohet. Pra De Biasi ka një perspektivë në rritje falë punës së bërë me kombëtaren shqiptare me të cilën arriti një sukses historik edhe për karrierën e vet.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.