“Qeveria ka vdekur. Ikja është vetëm çështje kohe”

Postuar në 22 Tetor, 2015 13:57

“Kjo qeveri ka rënë, sepse nuk mund të jetë edhe qeveria edhe mafia, edhe qeveria edhe korrupsioni. Kjo qeveri ka rënë sepse e ktheu Shqipërinë në një vend qesharak”. Kështu ka deklaruar gjatë fjalës së tij sot në Parlament, deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi. Ai ka deklaruar se edhe letra e Spartak Brahos që fliste poër destabiizim nga Tom Doshi e Dritan Prifti flet për nivelin ku është katandisur shteti shqiptar. Më tej paralajmërimi: “Ne nuk mund ta lëmë vendin në duart e sekserëve të Edi Ramës dhe Ilir Metës. Kjo është një qeveri e vdekur dhe dihet që kufomat i varros në themel”.

Ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili ka bërë të vetën përmbajtjen e deklaratave të Taulanta Ballës, sipas të cilave pavarësisht se çfarë thuhet, “PD-ja nuk ka fytyrë të flasë”. “Jeni një parti pa lidership, pa program dhe ju ka mbetur ora aty kur shqiptarët ju hodhën nga karrigia. Kujt i kërkoni llogari ju, që nga 2007 në gusht 2013 e zhytët kompaninë në 1 miliard borxhe? Kujt i kërkoni llogari ju që u thatë shqiptarëve: të vjedhësh energjinë është e drejtë njerëzore? Që kjo është një aferë e madhe, është. Por ju nuk jeni në pozicionin për të akuzuar askënd dhe unë shpresoj të jeni në bankën e të akuzuarve për atë që i ndodhi sektorit energjitik gjatë qeverisjes tuaj, duke filluar që nga privatizimi e deri tek pazaret e ngritura, ato të prishura dhe përzënia me policë e pronarëve të ligjshëm të kompanisë", ka thënë Rama. Me sa duket në Parlament debati ka vdekur pasi autizmi i qeverisë e bën të pavlefshëm çdo gjë. Dhe ikja e kësaj qeveri është thjesht çështje kohe. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.