Thirrja për ushtar në Greqi e shefit të Kabinetit të M. së Jashtëm: “As ai vetë nuk e di çfarë po ndodh”

Postuar në 21 Tetor, 2015 13:32

Para disa ditësh në media doli lajmi se shefit të Kabinetit të ministrit të Jashtëm, Pirro Vengu, i ka ardhur thirrja për ushtar nga Greqia. Një kërkesë kjo që lidhet patjetër me posedimin e nënshtetësisë greke nga personi në fjalë. Sot kjo çështje është diskutuar edhe në Komisionin Parlamentar me Jashtë, ku ndër të tjera, zv.ministri i Jashtëm, Selim Belortaja ka deklaruar si më poshtë: “Unë di vetëm sa di media. Është lajm i paverifikuar. As personi vetë nuk e di çfarë po ndodh. Pranon që ka marrë më parë një njoftim të tillë dhe e ka refuzuar në mënyrë kategorike”. Belortaja në fakt thotë një gjë të vërtetë: asnjë nuk e di më çfarë po ndodh.

Comments

Submitted by Daut Hoxha (Vengu) (not verified) on

Djaloshi i Ministrise se Jashtme, si shumica e Cunave dhe Cucave te Rilindjes, nuk e ka kryer ushtrine, e diku duhet ta performoj kete akt, qe te quhen te pjekur.

Me kete rast, Vengu - parimisht i pafajshem, duke shkuar ushtar shqiptar ne ushtrine greke, do mund te ndihmonte per heqjen e Ligjit te Luftes.

Ose...ose do duhet ngritur nga varri, ashtu pa koke, Daut Hoxha dhe te dergohet ushtar ne vend te Vengut.

Por, le te vendose ai, ministri, nese nuk duhet pyetur Edi Rama apo Sali Berisha, se ceshtja del jashte kompetencave te Komisarit te Juges Koco Kokedhima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.