E pafalshme që Shqipëria nuk ka Bursë, e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina

Postuar në 21 Tetor, 2015 10:08

Aksionet e qeverisë kundër informalitetit në ekonomi kanë sjellë në vëmendje edhe një debat që ndoshta është krucial për ekonominë dhe tregun e kapitalit. Hapjen e një burse ku mund të kuotohen aksionet jo vetëm të kapitali shtetëror, por dhe atij privat. Ky është dhe një nga shqetësimet që përcjell ish-drejtori  i Bursës së Tiranës, Elvin Meka sipas të cilit është absurde që Shqipëria funksionon pa bursë, ndërkohë që këtë institucion e kanë vende në luftë si Iraku e Palestina.

“Nuk mund të themi më janë krijuar apo jo kushtet. Për fat të keq hapësira shqiptare është e vetmja që nuk ka një treg  formal të kapitaleve në Europë dhe është turp I madh që Iraku me bombave ka bursë dhe Palestina që nuk ka shtet ka bursë funksionale. Nëse ka bursë atje ku nuk ka shtet, në një vend që ka shtet dhe që është në Europë, pse nuk mund të krijojmë një institucion funksional”-thekson Meka

Meka, i cili është edhe autor i një libri me titull “Bursa dhe Tregu I Letrave me Vlerë në Shqipëri” thotë se është koha që aksionet kundër informalitetit në Shqipëri të kurorëzohen edhe me hapjen e bursës shqiptare.

“Sot janë shanset më të mira që të rikkrijohet bursa, pasi ka shumë aksione nga shteti për formalizimin e ekonomisë. Është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë që mund të ndihmojë dhe shtetin drejt lehtësimit masiv të informalitetit në biznesin e madh.. Ka plot shance historike të humbura në tregun e letrave me vkerë, por shpresojmë që informaliteti të jetë kali I betejës që do të mundësojë rifunksionimin e bursës dhe kuotimin e ndërmarrjeve shqiptare në bursë”.

Bursa  Tiranës u themelua në vitin 2002 në formën e shoqërisë aksionare dhe funksionoi për 12 vjet për t’u mbyllur përfundimisht në vitin 2014. pa listuar asnjë kompani dhe pa tregtuar asgjë aksion gjatë gjithë jetës së saj.

Objekti i veprimtarisë së Bursës së Tiranës sh.a ishte krijimi i një tregu kapitalesh apo titujsh duke krijuar një sistem tregtimi me anë të të cilit “ofertat për shitje, blerje apo këmbim të titujve kryhen apo pranohen rregullisht, por funksionimi i saj dështoi.

Comments

Submitted by Anila (not verified) on

Po Elvini vetsa ishte drejtor ç'beri per t angritur bursen dhe per te funksionuar ajo siç funksionon qofte edhe ne Irak? Thjesht mori rrogen!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.