Debati i plotë me “Kryeministrin e Jugut". Pse shpërthyen kundër Koços, deputetët Ruçi, Leskaj, Toçi e Tahiri

Postuar në 21 Tetor, 2015 09:30

Mediat kanë zbardhur debatin e së shtunës në mbledhjen e kordinarorëve socialistë për qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës ku deputetë socialistë shpërthyen në kritika kundër Koço Kokëdhimës. Shkak u bë kërkesa e këtij të fundit për të shtyrë Kongresin e programuar në Janar sipas vendimit të Asamblesë Socialiste. Ndonëse pro këtij propozimi ishte dhe kryeministri Rama siç u vërtetua në mbledhjen e një dite më parë të kreut të qeverisë me grupin e punës për zgjedhjet.

Debati

Kokdhima: Të shtyhet Kongresi i Janarit, nuk del koha për zgjedhjet në PS.

Ruçi:Vjen këtu para gjithë këtyre burrave dhe grave të nderuara dhe na thua se e kam bërë natën ditë, por koha nuk na del për të organizuar partinë dhe për të mbledhur Kongresin në Janar. Kush je ti që del mbi vendimet e asamblesë? Këtë që kërkon të bësh ti  nuk e ka bërë asnjë kryetar partie në Partinë Socialiste dhe asnjë deputet. Ti bën sikur ke shumë punë, por nuk ke bërë asgjë. Ke shkelur çdo afat statuor për zgjedhjet në organizatat socialiste.

Kokëdhima: Në Vlorë, por dhe në Gjirokastër ka patur shumë problem në Partinë Socialiste, klane që kishin bllokuar hapjen e partisë dhe që drejtonin punësimit dhe gjithçka. Unë kam punuar shumë në zonë, por koha nuk del që të përmbushet kalendari.

Leskaj:Jam dakord me ç’ka thotë Gramozi. Ti nuk bashkëpunon me ne, nuk hap telefonin. Ti edhe kur ke mbledhje te zona ime elektorale , nuk thua e nuk njofton.

Toçi: Ty more njeri nuk të do njëri dhe këtë duhet ta kishe kuptuar prej kohësh, dhe pse partinë e kemi vënë në dijeni. Ti e quan veten kryeministër të Jugut, por me këtë mentalitet dhe mënyrë sjelljeje tip o e merr në qafë jugun.

Në mbledhjen e grupit të punës për zgjedhjet

Rama-Ruçit: Çmendim ke për shtyrjen e Kongresit të PS-së

Ruçi: S’kam mendim për sa kohë ju dhe Koçoja e keni diskutuar dhe vendosur për Kongresin.

Tahiri: Nuk do shtyjmë Kongresin e vendosur nga asambleja kombëtare se do Koçua.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.