Hakeri kosovar, 3 vjet spiunazh kundër amerikanëve

Postuar në 20 Tetor, 2015 09:00

Hakeri kosovar Ardit Ferizi  i arrestuar me 14 tetor ne Malajzi kishte kryer prej tre vjetësh sulme kibernetike kundër institucioneve dhe kompanive në Shtetet e Bashkuara, Izrael, Serbi, Greqi, Ukrainë dhe vende të tjerë dhe ua kishte dorëzuar ato Shtetit Islamik.

Gazeta kosovare “Zëri” kanë publikuar dokumentin e hetuesve të FBI-së prej 22 faqesh, ku paraqitet aktivitetit i Ferizit si lideri i grupit Hakerat e Kosovës.

Ferizi ka mundur të përfitojë edhe para dhe mjete me vlerë nga individë dhe kompani amerikane, të hakeruara prej tij.

Vetëm njëra nga pagesat që i është bërë ka patur vlerën e 500 dollarëve. FBI kishte zbuluar se tre muaj para se Ferizi të mbushte 17 vjecc, kishte hapur për herë të parë një llogari në Tuiter dhe prej aty i kishte derguar ISIS-it, informacionet personale të 1 mije e 351 amerikanëve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.