Shënim: Ftesa patetike në boshllëk e një ministri për investitorët e huaj

Postuar në 19 Tetor, 2015 20:22

Janë të shumta rastet e ekspozuara në media mbi investitorë të huaj që vijnë për të ngritur biznese dhe ose hasin pengesa të panumërta, ose ngrenë një punë dhe detyrohen pastaj të largohen. Por në ditën shqiptare të Expo Milanos 2015, në pavijonin tonë të shumëkritikuar, ministri i Ekonomisë dhe Turizmit Arben Ahmetaj pati dozën e mjaftueshme të patetizmit për të bërë një ftesë poetike në adresë të investitorëve të mundshëm:

“Me ligjin e ri për sektorin ne po u ofrojmë investitorëve potencialë, vendas apo të huaj, toka publike në bregdet me 1 euro për 99 vjet. Nëse keni një euro dhe dëshirë për të investuar në Shqipëri, ju lutem ejani. Sigurisht bujqësia, e cila ka treguar vetë gjatë ditëve të Expo që është një sektor në rritje, me rreth 20 për qind rritje në eksporte. Në po eksportojmë gjithandej, Danimarkë, Austri, etj, dhe jam i sigurt që shumë shpejt do të eksportojmë dhe këtu. Sapo kemi miratuar ligjin e zonave të lira ekonomike. Në zonën ekonomike të Spitallës ofrohen 500 hektarë, në një vendndodhje shumë të favorshme, vetëm një orë larg nga porti i Durrësit, që është gati një orë larg prej këtej dhe vetëm 30 kilometra nga aeroporti Nënë Tereza, ofrohen gjithashtu zero taksa për kompanitë e prodhimit dhe eksportimit”.

Në bujqësi, një firmë serioze norvegjeze ka vite të tëra që sorollatet, ndërsa historia e pronave në bregdet është e njohur tashmë. Kë dhe për çfarë e fton ministri? Vetë pavijoni u etiketua një hartim i dobët me video, por duket se mungonin fjalime të kësaj natyre për t’i vënë kapakun.

a.j

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.