Oregon, rikthehen 52 vjet më vonë librat e prapambetur të bibliotekës

Postuar në 19 Tetor, 2015 08:14

Bibliotekarët e Portland State University në Oregon më në fund kanë në duar librat e prapambetur një gjysmë shekulli, pasi kishin bërë kontrolle për gjetjen dhe rikthimin e tyre. Media e Oregonit (http://bit.ly/1RMoPct) thanë se dikush kish vendosur dy libra që ishin marrë në vitin 1963, shoqëruar me një shënim anonim, me shkrim dore. Bibliotekari i Universitetit Joan Petit thotë se librat janë aq të vjetër sa anëtarët e stafit nuk dinë se çfarë të bëjnë me ta. Në kohën që ata ishin tërhequr për një detyrë klase të shkollës së mesme, kartat e katalogëve ishin dixhitalizuar dhe metodat e klasifikimit kishin ndryshuar. Por bibliotekarët, të cilët morën përsipër kthimin e librave, thanë se janë mirënjohës ndaj dikujt që ktheu “Parimet themelore të fjalës” dhe “Parathënia e Kritikës së Leximit”. Shënimi anonim pranon se “librat janë ‘të vjetëruar’, por do t’ju lë të vendosni fatin e tyre tani”.

Burimi: Associated Press

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.