KQZ, Zgurit dhe Jorgaqit u mbaron mandati. U ra shorti 3 vjeçar. A do t’i mbajnë PS e PR?

Postuar në 19 Tetor, 2015 10:03

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të rinovohet me dy emra që do zëvendësojnë Edlira Jorgaqin dhe Klement Zgurin, njofton GSH. Dy anëtarëve u mbaron mandati si pasojë e një mekanizmi “rinovues” të miratuar në 1 nëntor 2012. Pikërisht këtë datë, tre vjet më pas, u takon dy partive që i kanë propozuar ata, respektivisht Partisë Republikane dhe asaj Socialiste, që të propozojë në Kuvend dy emrat e rinj ose të njëjtët.

Në bazë të Kodit Zgjedhor, neni 3, “anëtari i KQZ­së ka mandat 6­ vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje”. Por, pas ndryshimit që iu bë Kodit Zgjedhor në vitin 2012, në nenin 183 të Kodit thuhet se, brenda 10 ditëve nga mbledhja e parë, KQZ-ja duhet të organizojë shortin në një seancë të hapur, sipas të cilit do të përcaktohen dy anëtarët, njëri nga mazhoranca dhe tjetri nga opozita, të cilët pas tri viteve do të jenë të detyruar të lënë postin. Kështu, nga ky short doli se ish­anëtarja e KQZ­së Albana Shtylla, (e zëvendësuar më pas nga Jorgaqi) do të kishte mandat 3­vjeçar dhe jo 6 vjet sa kolegët e tjerë. Po i njëjti ‘fat’ rezulton edhe për Klement Zgurin, i cili në fakt mori mandatin e lënë nga Ilirjan Muho, që i përkiste LSI­së si një parti në opozitë më parë, por 3 vjet më parë ai i kaloi PR­së. Ndaj dhe Klement Zguri duhet të presë ripropozimin ose jo nga Partia Republikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.