Erdogan në samitin e parë të liderëve fetarë myslimanë: Bota islame duhet të jetë vetëkritike

Postuar në 19 Tetor, 2015 17:56

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një fjalimi të mbajtur në samitin e parë të liderëve fetarë myslimanë të vendeve aziatiko-pacifike, i cili po zhvillohet në Stamboll, deklaroi se bota islame duhej të ishte vetëkritike, pasi ajo ishte e përfshirë në konflike. “Ky takim i liderëve fetarë të rajonit ku jetojnë 1,2 miliardë myslimanë, duhet të jetë nxitje për ndërtimin e urave të reja të miqësisë, bashkëpunimit dhe tolerancës”, theksoi ai. “Në themel të shumë problemeve me të cilat sot ballafaqohet bota islame, qëndron mungesa e konsultimit, braktisja e kulturës së shkëmbimit të qëndrimeve dhe dialogut. Ky në fakt është shkaku kryesor për shkak të cilës neve sot na mungon kujdesi në bashkësi. Tani nuk mund të flasim për unitetin e botës islame, ai është copëtuar. Jam i bindur se tubimet të tilla të liderëve fetarë janë jashtëzakonisht të rëndësishme në vendosjen e sërishme të unitetit të shoqërisë islame”, tha Erdogan.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.