Emigrantët janë ekonomikisht të domosdoshëm

Postuar në 19 Tetor, 2015 11:20

Europa duket se ende nuk po di të përshtasë planifikimin me nevojat e veta. Ka kohë që në vendet kryesore flitet për krahun e punës, por edhe për investimet në burime njerëzore që përcaktojnë zhvillimin. Por këto parashtrime  mbeten në kuadrin e konstatimeve dhe hasin në pengesa të mëdha, pasi atoo shkojnë kraha për karah me nevojën për imigrantë. Në një shkrim të vetin në “Deutsche Welle”, Richard Fuchs shkruan se imigrantët janë domosdoshmëri ekonomike, nëse Gjermania, si vendi kryesor i Europës, do të dojë të mbajë ritmin e zhvillimit që ka. “Shoqatat e ekonomisë gjermane po u bien këmbanave të alarmit: sipërmarrjeve u mungonin në shtator tëkëtij viti 164.000 froca pune në degën e profesioneve të shkencave të natyrës dhe teknike. Edhe tendenca është shqetësuese, sepse brenda një periudhe të parashikueshme ky boshllëk do të rritet për shkak tëndryshimit demografik”, shkruan ai. Ideja e tij është që të përfshihen në arsimim teknik imigrantë që janë në moshën e duhur dhe për këtë kërkohet rikthimi në punë i personelit që aktualisht është në pension. Siç shihet Gjermania po kërkon të përshtasë një pjesë të imigrantëve si burime njerëzore për ekonominë e vet. Kjo ka përfitime të dyanshme, pasi siç thotë Fuchs, çështja e refugjatëve “duhet të shihet si detyrë humanitare”. Ajo që në Europë nuk po ndodh është adoptimi i modelit amerikan të llotarisë, që do të zgjidhte ndoshta më mirë këtë nevojë, si dhe do të shmangte abuzimin politik me fluksin migrator. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.