Pas Vaterlosë, qenka shmangur edhe Verduni. OST ka rënë dakord të kompensojë me 6.8 milionë euro një kompani kroate

Postuar në 17 Tetor, 2015 21:34

Ndërkohë që qeveria shqiptare po përpqiet t’u mbushë mendjen shqiptarëve se me marrëveshjen e mirëkuptimit me CEZ, shpëtoi mëmëdheun nga Vaterloja financire, një tjetër kompani po deklaron se përfiton para nga shteti shqiptar. Agjencia “Seenews” raporton se kompania kroate “Dalekovod” do të marrë 6.8 milionë euro nga Operatori i Sistemit të Transmetimit si pasojë e mbylljes së një përballjeje për ndërtimin e linjës 400kv mes Tiranës dhe Podgoricës. “OST ka rënë dakord që të paguajë kompensimin ndaj “Dalekovod”, bëri të ditur kompania gjatë një deklarate në Zagreb.  Sipas saj përmbyllja e këtij konflikti krijon mundësi punësimi në Shqipëri, që sipas raportimit të agjencisë në fjalë “janë parashikuar në të ardhmen”. Nuk është e qartë mirë se ku konsiston kjo përballje, por meqenëse qeveria mori mundimin të krijojë faqen “transparenca.al”, posaçërisht për t’iu kundërvënë raportimeve të skandalit të CEZ, do të ishte mirë që të publikonte një bazë të dhënash për çështjet ku Shqipëria po lë paratë. E mira e punës e do që raportimi të vijë edhe nga autoritetet shqiptare, të cilat paskan zakonin e ri që falin lart e poshtë miliona euro, sepse kështu shmangin edhe Verdunin. 

http://wire.seenews.com/news/view?url=497500

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.