Andrea Stefani kërcënon "berishistët" me gjyq: Kam për detyrë të ruaj reputacionin dhe mbroj fjalën e lirë

Postuar në 18 Tetor, 2015 17:51

Andrea Stefani ka treguar se si qëndron e vërteta mbi publikimet e disa shkrimeve ku pretendohet se ai ka qenë spiun i sigurimit. Debati lindi pas përplasjes në emisionin “Opinion” mes tij dhe Preç Zogajt, të cilin e akuzoi hapur si bashkëpunëtor të sigurimit.

“Dokumentet” që kanë servirur si provë janë falsifikime shume qesharake, një fletë leksioni për drurët pyjorë dhe një tjetër, programi i punës i një gjyqtari nuk e di se për çfarë procesi. Tek kjo letër e fundit, krahas firmës dhe emrit të gjyqtarit në fjalë, është shtuar emri dhe mbiemri Andrea Stefani dhe një firmë që nuk ka të bëjë fare me mua. Këto dy letra janë servirur njëra si gjoja kallëzimi që unë kam bërë (dhe kjo është ajo letra që flet për drurët) dhe tjera është gjoja vendimi që ka dhënë gjyqtari për atë të shkretin që unë e paskam kallëzuar”-shkruan Stefani në një reagim për gazetën “Dita”.

Më tej ai sqaron se do t’i drejtohet gjykatës për të vënë në vend të vërtetën, duke akuzuar se pas këtyre publikimeve sipas tij qëndrojnë berishistët.

“Prandaj kushdo që është përfshirë në këtë skenar të turpshëm do ballafaqohet me mua, radhë pas radhe, përpara gjykatës. Atje të provojnë me dokumente shpifjet e tyre. Është një veprim që e shoh të domosdoshëm jo vetëm për reputacionin tim si gazetar (që nuk do mund ta njollosin kurrë fanatikët e kujtdo) por edhe si një investim kundër abuzimit me fjalën e lirë që ka dalë jashtë kontrollit veçanërisht në mediat dhe forumet online.Bashkë me këtë të dytën, është edhe neveria që kam për mashtrimin dhe mashtruesit sepse si gazetar, besoj tek forca e të vërtetës dhe je te ajo e gënjeshtrës. Eshtë e vërtetë, ka raste kur mund të kem folur e shkruar shumë ashpër, por askush dhe asnjëherë nuk do të gjejë në ato që kam thënë e shkruar qoftë edhe një gënjeshtër” e mbyll reagimin e tij Stefani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.