Trump i çuditshëm? Njihni Mcfadden

Postuar në 17 Tetor, 2015 12:39

Donald Trump është sot kandidati për president i SHBA-së që është më i përfoluri. Deklaratat e tij për shumë çështje janë përtej gjuhës së kujdesshme të kandidatëve të tjerë, sulmet dhe polemikat e tij në media me njerëz publikë, ndonjëherë u ngjajnë inateve të llogaritura për të bërë shoë dhe më e bukura: Trump krenohet me pasurinë e tij. “Unë jam i pasur dhe kjo është një pjesë e bukur tek unë”, thotë ai. Ndonëse trashëgoi nga familja, suksesi i tij është meritë personale: Trump nuk i është ndarë jetës publike asnjëherë dhe ka qenë pranë politikës së të dyja krahëve. Por ky kandidat i pazakontë që ka nxitur idenë se përfaqëson një ndryshim të madh në kulturën e përgjithshme të votuesit amerikan, nuk është edhe aq i pazakonshëm. E pazakonshme është ndoshta Amerika që toleron dhe mirëpret çdo vullnet, ndonëse rruga për lart është shumë e vështirë. Revista “Time” sjell shembullin e një tjetër kandidati, edhe më i pazakontë, por i cili gjithsesi nuk arriti të nominohej. Bernarr Mcfadden tentoi të kandidontennë vitin 1936. Me origjinë nga një familje e varfër, Bernarr Macfadden, u pasurua vetë dhe në ndryshim nga shumë të pasur të kohës shfaqej me një sens vetëlavdërues unik: i apasionuar pas bodybuilding, ai publikonte shpesh imazhin e vet në kopertinën e revistës që posedonte: “Physical Culture”. Platforma politike: shëndeti në radhë të parë dhe deportimi i alienëve. Pasurimi i tij erdhi si pasojë e suksesit në fushën e medias dhe botimeve: përveç botimit të një enti për shëndetin ku jepte këshilla të vetat, ai eci më tej me tabloide: True Story, për femrat që rrëfenin veten. Pastaj True Romances, True Love, True Detective e kështu ne radhë. Fundi i tij jo edhe aq i lavdishëm sa rinia: Mcfadden pati probleme me autoritetet për shpenzimet e kryera me paratë e kompanisë teksa edhe investimet nisën të humbasin vlerën. Një histori tipike e një njeriu të sensacionit. http://time.com/money/4074103/wackiest-millionaire-ever-run-president/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.