Shenja jo të mira: Bie kërkesa për kredi nga biznesi

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:34

Kërkesa e biznesit për kredi vijon të ulet për të tretin tremujor radhazi. Të dhënat dalin nga një vëzhgim i Bankës së Shqipërisë, sipas të cilës, janë bizneset e mëdha ato që kanë rrudhur kërkesën për kredi, në zërin e investimeve. Kurse biznesi i vogël dhe individët e kanë rritur atë. “Në fund të gushtit, stoku total i kredisë që bankat kanë dhënë për biznesin ra në 359.2 miliardë lekë nga 372.8 miliardë që ishte në gushtin e një viti më parë”, raporton banka. Një shenjë jo e mirë kjo për ekonominë pasi pasqyron klimën jo pozitive që sundon aktualisht në vend. Rënia e kredisë do të thotë rënie e investimeve që çon mëpastaj në procese zinxhir deri te punësimi dhe konsumi. Një problem më vete është këtu edhe dobësia e qeverisë në realizimin e investimeve të parashikuara, që do të kompensonte sadopak këtrë boshllëk. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.