Progres raporti do të jetë pozitiv, por negocatat vitin tjetër

Postuar në 17 Tetor, 2015 15:21

Para disa ditësh ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, deklaronte në media, se qeveria shqiptare priste një progres raport pozitiv nga Komisioni Europian. Sot, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Kurt Fleckenstein, thotë për “Top-Channel” se shqiptarët nuk duhet të presin shumë nga raporti. “Unë do ju thoja mos prisni shumë. Kësaj radhe do të përmendet vetëm se ku ka patur progres, sigurisht, për 5 prioritetet kyçe ka patur progres, dhe se cilat janë hapat e radhës për t'u marrë, që ju i dini më mirë se Komisioni. Kështu që shpresoj se vitin tjetër do të mund të ecim para me hapin e mëtejshëm”, tha ai. Pra nënvizohet progresi, që i jep qeverisë një kartë për t’u mbrojtur në përballjen e brendshme politike, por negociatat nuk hapen. Më herët kryeministri e ka cilësuar reformën në Drejtësi si çelës për hapjen e negociatave, sikurse ambasadori italian Gaiani, bëri thirrje që ajo të miratohet edhe pa konsensus. Me gjasë mazhoranca do ta gjejë kohezionin që ta kalojë edhe këtë draft, por ky proces i stërzgjatur po çon në zhvlerësimin e tij. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.