Parlamenti grek miraton buxhetin, Cipras: Përmban masa të tjera të vështira

Postuar në 17 Tetor, 2015 09:26

Parlamenti grek miratoi sot gjatë orëve të para të mëngjesit një tjetër buxhet të shtetit me masa shtrënguese, ku qeveria e re e kryeministrit Aleksis Cipras kishte pasqyruar marrëveshjet e arritura me kreditorët ndërkombëtarë. “Ky buxhet përmban masa të tjera të vështira”, deklaroi dje kryeministri Cipras. Ndërkohë, televizioni shtetëror grek, tregoi pamje të njerëzve të cilët demonstronin jashtë ndërtesës së parlamentit kundër masave të reja shtrënguese.

Buxheti i shtetit për vitin 2016 kaloi me 154 vota pro dhe 140 kundër, pas disa ditë debatesh, ku parashikohen futja e taksave të reja, moshë më e lartë pernsioni dhe ndëshkime më të rënda për evazionin fiskal.

Lideri i partisë konservatore ”Demokracia e re”, Evangjelos Mimaraqis, akuzoi Ciprasin për rritjen e nivelit të taksave që, sipas tij, do ta fundosnin sërish ekonominë greke, në recesion prej disa vitesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.