Pesimizmi i individëve për të ardhmen, bie besimi në ekonomi

Postuar në 16 Tetor, 2015 08:14

Treguesit ekonomik u ulën në 3-mujorin e tretë të vitit, çka tregon një rënie të besimit të biznesit dhe konsumatorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u ul me 2.7 pikë krahasuar me tremujorin e dytë të këtij viti. Në një ktonikë të trasmetuar nga “Tv Scan” thihet se ecuria e treguesit në 3-mujorin e tretë u ndikua negativisht nga rënia e besimit në sektorët e industrisë e të shërbimeve, si dhe nga rënia e besimit konsumator. Treguesi i besimit në sektorin e industrisë pësoi rënie me 2.5 pikë përqindje, ndonëse qëndron ende mbi mesataren afatgjatë. Rënia e treguesit u shkaktua nga vlerësimet më pesimiste të biznesit për prodhimin, gjendjen financiare të aktivitetit dhe për shkak të rritjes së inventarëve. Treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve shënoi rënie me 2.7 pikë përqindje në tremujorin e tretë të këtij viti, për shkak të vlerësimeve më negative, sidomos të kërkesës por edhe të gjendjes financiare të biznesit. Elementi tjetër që shkaktoi rënie të besimit në ekonomi ishte treguesi i besimit konsumator, që u ul me 3.9 pikë gjatë 3-mujorit të tretë. Kjo rënie u diktua kryesisht nga pesimizmi i individëve për të ardhmen, që dëshmohet nga përkeqësimit i pritjeve për situatën e përgjithshme ekonomike në vend dhe sidomos për gjendjen e tyre financiare në tremujorin e ardhshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.