Mandati i Arben Ndokës dhe Mark Frrokut, PD-ja kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandateve

Postuar në 16 Tetor, 2015 15:44

Partia Demokratike i është drejtuar zyrtarisht me një kërkesë kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, lidhur mme konstatimin e përfundimit të mandatit të deputetit për Mark Frrokun dhe Arben Ndokën. Arben Ristani shkruan se kjo çështje duhet të zgjidhet pasi siç është konstatuar asë fundmi zotërinjtë në fjalë, de facto vijojnë të jenë deputetë. “Sot, edhe pse i dorëhequr, Arben Ndoka, i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për favorizim prostitucioni dhe rrëmbim personi, vijon ende të jetë deputet. Ky fakt, bie ndesh me shkronjën “b”, të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, ku specifikohet se mandati i deputetit mbaron kur ai heq dorë nga mandati...Që nga data 02.04.2015 deputeti Mark Frroku nuk është paraqitur në seancë plenare, duke munguar pa arsye të ligjshme në Kuvend. Në këtë pikë, sjellim në vëmendjen tuaj se fakti që deputeti Mark Frroku, ndodhet nën masën e sigurimit “arrest me burg”, nuk përbën shkak të ligjshëm që justifikon mungesën në Kuvend.  Më datë 2.10.2015 është plotësuar afati 6 mujor i mungesës në Kuvend të deputetit të akuzuar për vrasje Mark Frroku. Kuvendi duhet të kishte konstatuar mbarimin e mandatit të tij më datë 2.10.2015, por deri më sot asnjë veprim në këtë drejtim nuk është ndërmarrë nga mazhoranca parlamentare. Kjo sjellje e mazhorancës parlamentare bie ndesh me shkronjën “d”, të pikës 2 të nenit 71 të Kushtetutës, ku specifikohet se mandati i deputetit mbaron kur ai mungon pa arsye mbi 6 muaj rresht në Kuvend. Përsa më lart, në cilësinë time si anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në përputhje me nenin 71 të Kushtetutës dhe nenin 13 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj thirrjen e menjëhershme të Këshillit, për të konstatuar mbarimin e mandaitit të deputetëve Arben Ndoka dhe Mark Frroku”, shkruan Ristani. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.