Kallëzimi i KLSH, Prokuroria nis verifikimet për Gjiknurin dhe Hickën

Postuar në 16 Tetor, 2015 09:21

Katër ditë pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi ministrin e Energjisë, Damian Gjiknuri dhe Avokaten e Shtetit, Alma Hicka, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur zyrtarisht verifikimet. Prokuroria regjistroi zyrtarisht kallëzimin e KLSH-së ndaj ministrit të Energjisë dhe Avokates së Shtetit, të cilët akuzohen se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 479 milionë eurosh nëpërmjet marrëveshjes me kompaninë CEZ. Kallëzimi i KLSH-së, ku thuhet se të kallëzuarit i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 479 milionë eurosh është regjistruar nga prokuroria, e cila po kryen verifikime për të përcaktuar nëse ka ose jo vepër penale.

Kallëzimi penal i bërë publik dy ditë më parë nga KLSH-ja, është depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme prej ditës së hënë të kësaj jave. Aktualisht, ky kallëzim është regjistruar pranë prokurorisë dhe kryeprokurori Adriatik Llalla ua ka kaluar dosjen vartësve të tij. Pas verifikimeve paraprake, akuza do të vlerësojë nëse ka apo jo elementë të veprës penale që mund të bëjnë me përgjegjësi Gjiknurin. Llalla ka vendosur të caktojë në krye të këtij hetimi prokurorin Arben Kraja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.