Propozimi: Fletë votimi në gjuhët e minoriteteve

Postuar në 15 Tetor, 2015 18:36

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, ka folur sot pas një takimi që ka patur me kreun e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të vitit 2015 në Shqipëri, Audrey Glover. Dule ka kërkuar që komisionerët të mos jenë më partiakë, por njerëz profesionistë të fushave që zgjidhen në mënyrë të përhershme.  Një kërkesë spcifike e Dules ka qenë përdorimi i gjuhëve kombëtare në fletët e votimit, në ato zona ku banojë minoritete. “Diskutuam me zonjën Glover edhe aspekte që kanë të bëjnë me zgjedhjet në hapësirat ku jetojnë minoritete, e kërkon koha që të përdoren fletë votimi në gjuhën e tyre kombëtare, kjo një praktikë evropiane dhe domosdoshmëri shqiptare”, tha Dule.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.