Forumi Ekonomik Botëror: Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, kryesojnë gjykatat

Postuar në 15 Tetor, 2015 08:51

Forumi Ekonomik Botëror ka matur indeksin e konkurueshmërisë globale, duke vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve. “Monitor” shkruan se në nënindekset e korrupsionit vlerësohen 5 fusha ku ushtrohet korrupsion me një vlerësim nga 1, që nënkupton që pagesat shtesë të padokumentuara ose dhënia e rryshfetit ndodhin shumë shpesh, deri në 7, që nuk ndodhin kurrë. Shqipëria vlerësohet të ketë të përhapura më së shumti pagesat e ryshfetit për marrjen e kontratave publike dhe licencave si dhe në sistemin e drejtësisë (gjykatat).

Në këto dy sektorët vlerësimi është poshtë mesatares me nga 3 pikë dhe fenomeni sipas matjeve të fundit është në rritje për të dy sektorët. Shqipëria renditet ne vendin e 83 në botë në 140 vende për pagesat mjaft të përhapura në gjyqësor dhe në marrjen e kontratave publike dhe të licencave.

Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se pak me alarmante është situata në pagesën e korrupsionit gjatë pagesës së taksave, ku ryshfeti është vlerësuar me 4.7 pikë me afër nivelit pozitiv, ndërsa ryshfeti për marren e shërbimeve publike është vlerësuar me 4.4 pikë gjithashtu një vlerësim edhe mbi mesataren botërore.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.