ISIS deklaron nisjen e luftës së shenjtë ndaj Rusisë

Postuar në 13 Tetor, 2015 21:35

Shteti Islamik ka qenë një nga objektivat kryesore të fushatë ajrore ruse në Siri dhe në Irak. Kjo konfirmohet formalisht edhe sot teksa zëdhënësi i ISIS, Abu Mohammad al-Adnani, i ka bërë thirrje rinisë myslimane në botë që të nisin luftën e shenjtë ndaj Rusisë. Lajmi përcillet fillimisht nga agjencia “Reuters”. Në fillim të fushatës, zyratrë amerikanë dhe perëndimorë u shprehën se Rusia po godet më shumë opozitën siriane, por zëdhnësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, Igor Konashenkov, deklaroi se nga sulmet e avionëve rusë ISIS është detyruar të zhvendosë të gjithë rrjetin logjistik. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.