Berisha: Meta s’ka kërkuar pakte të reja, nuk flirtoj me të

Postuar në 14 Tetor, 2015 09:01

Berisha ka hedhur poshtë zërat për një bashkëpunim politik mes tij dhe kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta. Në një intervistë në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News 24”, ish­kryeministri ka përjashtuar mundësinë edhe të një bashkëpunimi politik mes kreut të PD­së Basha dhe Kryeministrit Rama. “Trokitja e gotave, aty ku ka qenë për shembull edhe ambasadori kinez, unë nuk mund të kthej shpinën. Meta nuk ka kërkuar dhe nuk kërkon pakte të reja. Unë kam vlerësuar qëndrimin e tij për hetimin ndërkombëtar. Aferën “DIA” e përdori Rama kundër Metës në mënyrë më të fuqishme. Nuk e bëri PD këtë. Ne nuk e mbrojtëm Metën, as nuk e akuzuam. Rama e përdori atë çështje për luftë të brendshme. Kjo ishte e dukshme. Opozita nuk mund të heshtte para një çështje të tillë, ku janë 135 milionë. Rama firmosi duke e kaluar nga pala shqiptare çështjen “DIA”. Nuk jam për flirte, për me asnjë. Nuk flirtoj me Metën”, u shpreh ish-kryeministri. Për sa i përket çështjes së CEZ-it Berisha thotw se skenari nuk mbaron këtu dhe se opozita nuk do ta lërë me kaq. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.