Ambasadori i Shqipërisë në OSBE kthehet në Tiranë. Me detyrë këshilltar në Komisionin e Jashtëm

Postuar në 14 Tetor, 2015 11:31

Ambasadori i Shqipërisë në OSBE, Spiro Koçi, e ka lënë detyrën e tij. Ai ka thënë në një prononcim për gazetën “Panorama” se ndodhet në Tiranë, por pa sqaruar se në cilat rrethana është bërë largimi. “Për këto çështje kontaktoni me Presidencën dhe Ministrinë e Jashtëm”, thotë Koçi. Po sipas kësaj gazete Spiro Koçit i është ofruar një vend pune si këshilltar pranë Kuvendit të Shqipërisë. Përplasja Presidencë –Qeveri për ambasadorin tonë në Vjenë nisi pak pas publikimit të raportit konfidencial të Prezencës ë OSBE-së në Tiranë, ku politikanë të lartë, përfshirë kryeministrin, paraqiteshin si njerëz me lidhje me krimin, të korruptuar etj..Ministri i Jashtëm i i kërkoi Koçit, me rezidencë në Vjenë të kthehej pasi i kishte mbaruar mandati, por Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit tonë në OSBE, duke i sqaruar se “duhet të qëndroni në detyrë dhe të përmbushni misionin për të cilin jeni emëruar dhe të përfaqësoni Republikën e Shqipërisë”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.