Vrasja e kryetares së Gjakovës, për një tender të humbur nga tregtari i karburanteve

Postuar në 13 Tetor, 2015 17:01

Është zbardhur skenari për ekzekutimin e kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila dhe sekretarin e institucionit që ajo drejton. Televizioni ABC njofton se prokuroria për Krime të Rënda ka nisur hetimet për vrasësit e prezumuar nga Shqipëria, të cilët dyshohet se janë paguar për ekzekutimin e pakryer.

Historia nis nga pendimi i njërit prej dy autorëve të paguar për të bërë vrasjet, që ka rrëfyer të gjithë skenarin para policisë së shtetit dhe tashmë po ruhet nga agjentët e policisë. Vrasësi i penduar, që kishte marë përsipër ekzekutimin e Kusarit dhe sekretarit të komunës është një 24 vjeçar me inicialet G.N. nga Tropoja. Burimet thonë se i riu është kontaktuar nga 44 vjeçari A. Shiqerukaj, që tashmë është shpallur në kërkim dhe që mendohet se ishte ndërmjetësi mes një biznesmeni nga Gjakova dhe vrasësit 24 vjeçar. Biznesmeni, i njohur në Gjakovë në fushën e hidrokarbureve, ka porositur vrasjet pasi kishte humbur një tender në këtë Komunë. Për ekzekutimin e sekretarit do të paguheshin me 60 mijë euro, dhe 300 mijë euro të tjera për kryetaren Kusari- Lila.

Ndërkaq janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare e kosovare biznesmeni që tashmë është identifikuar dhe ndërmjetësi i tij që porositi vrasjet, A.Shiqerukaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.