Shpërthen skandali i ri, KLSH: miqtë e ministrave pagesa më të larta se Presidenti

Postuar në 13 Tetor, 2015 09:42

 

 

 

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, publikuar sot nga “Panorama” zbulon pagesat marramendëse të anëtarëve të bordeve dhe këshillave mbikëqyrës. Kaq të larta janë pagesat për anëtarët e këtyre organeve vendimmarrëse, sa KLSH­ja ka rekomanduar vendosjen e një tavani për të ardhurat mujore të atyre që marrin pjesë në këto borde të mos kalojë rrogën e Presidentit. Sipas KLSH­së, rezulton se një numër i konsiderueshëm punonjësish kryesisht të niveleve të larta menaxheriale (Drejtorë Kabineti të Ministrave, Këshilltarë, Sekretarë të Përgjithshëm, Drejtorë të Përgjithshëm, Zëvendësministra, Drejtorë të Drejtorive etj.) janë të angazhuar në kohë të pjesshme në cilësinë e kryetarëve/ anëtarëve në borde, komisione, këshilla dhe organe të tjera kolegjiale. “Pagës në ushtrim të funksioneve të tyre organike, i shtohen të ardhurat e tjera nga angazhimi në këto struktura kolegjiale, që shkojnë nga 2­4 struktura apo edhe më shumë për çdo punonjës”.

 KLSH­ja ka zbuluar se në shumë raste këta punonjës “fatlumë” të ministrive, as nuk marrin pjesë në mbledhjet e bordeve dhe sërish paguhen.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

E çfare te komentojme per skandalet qe kane mbuluar jeten tone, per skandalet qe s'kane te sosur dhe qe behen me bekimin e drejtuesve kryesore te ketij shteti. Jemi neveritur me kohe me keto gjera, por tani po na vjen per te vjelle. Po ç'paskemi qene ne si popull: Vetem per maskarenjte japim verdiktin qe te drejtojne shtetin? Jo! Keta njerez jane aq mafioze, aq kriminele, aq bandite, aq qelbesira sa nuk do te kete ligj ne bote qe i perfshin. Kunder tyre duhet te veproje ligji i xhungles, jo ne kuptimin me te cilin permendet, por ne kuptimin me vandal te turmave....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.