Rebelët sirianë dy predha kundër ambasadës ruse në Damask

Postuar në 13 Tetor, 2015 13:19

Rebelët sirianë lëshuan dy predha kundër ambasadës Ruse në Damask. Dëshmitarët thanë se kjo gjë ka shkaktuar panik në kryeqytet gjatë orëve të mëngjesit. Nga ana tjetër, Rami Abdel Rahman, kryetari i Vëzhguesit Sirian të të Drejtave të Njeriut deklaroi se sipas burimeve të tij “të paktën dy predha kanë goditur ambasadën ruse”, raporton agjesnia e lajmeve DPA. Media pro-siriane në Liban tha se sulmi ndodhi gjatë fillimit të një manifestimi në mbështetje të ndërhyrjes Ruse në Siri, që pritet të mbështesë qeverinë e presidentit Bashar al Assad, kryesisht në veri dhe në qendër. Ndërkohë, Sekretari i Parë, Eldar Kurbanov i tha agjencisë së lajmeve shtetërore TASS se sulmi me predha nuk ka shkaktuar viktima.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.