Përpjekje për konsensus për reformën në drejtësi. Lu takon Berishën

Postuar në 13 Tetor, 2015 16:25

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha në zyrën e këtij të fundit. Siç njoftohet temë e bisedës ka qenë reforma në drejtësi, për të cilën palët po përpqien që të realizohet me konsensus. “Reforma në Drejtësi është jetike për vendin dhe duhet të bazohet tek transparenca “,- ka thënë gjatë takimit Berisha, duke përcjellë kështu rezervat e opozitës. Drafti i propozuar së fundmi është kundërshtuar nga PD-ja, e cila vlerëson se ndryshimet në Kushtetutë i japin të drejtë mazhorancës të themelojë 9 institucione të reja. Në takim ka qenë i pranishëm edhe shefi i OPDAT”, Jon Simbert. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.