U harrua CEZ. Tani akuzat drejt PD-së/Ministria kallëzon penalisht Florjon Mimën dhe Enno Bozdon

Postuar në 12 Tetor, 2015 14:02

Ministria e Energjisë dhe Industrisë, që drejtohet sot nga Damian Gjiknuri, ka depozituar kallëzim penal për dy ish-titullarët e saj, ish-ministrin Florjon Mima dhe ish-zv.ministrin Enno Bozdo. Akuza është shpërdorim detyre në transferimin e aksioneve të disa hidrocentraleve. “Shtetit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe njëkohësisht blerësi ka përfituar padrejtësisht shumën prej 3.4 milon euro nga procesi i shitjes së HEC Ulëz Shkopet. Kjo shumë vjen nga mos rregullimi i çmimit të shitjes me elementët e përcaktuar në formulën e llogaritjes së vlerës neto të aktiveve në përfundim (parashikuar në shtojcën 4, pjesa 3 e marrëveshjes), të cilat janë si më poshtë: Fitimi i vitit 2012 në shumën 1,267,867.94 Euro; investime të kryera në vitin 2012- 2013 në shumën 605,130.98 Euro dhe fitimi deri në 31.05.2013 në shumën rreth 1,540,000.00 Euro. Provohet se të kallëzuarit Florjon Mima dhe Enno Bozdo, duke qenë personat që ushtronin funksionet më të larta publike në ish METE, me veprime aktive dhe mosveprime, kanë synuar dhe realizuar ardhjen e pasojave të kundraligjshme, që janë mos finalizimi i marrëveshjeve në të gjithë elementet e parashikuar në to, e sidomos ajo e çmimit të shitjes, duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit si dhe kanë lejuar përfitime të padrejta për blerësin”, sqaron ministria. Kështu për energjinë, fokusi po zhvendoset drejt PD-së dhe mëkateve të përfaqësuesve të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.