Në Europë fillimisht përmes Europianit...

Postuar në 11 Tetor, 2015 20:04

Shqipëria është pjesëtarja më e re e Europianit të vitit 2016. Ajo që është pritur prej kaq vjetësh, si ëndërr e parealizuar e shumë tifozëve, është përmbushur sot në Jerevan të Armenisë. Kombëtarja jonë e futbollit është kualifikuar pas fitores me rezultat 3 me 0 përballë Armenisë. Nisi mbarë loja për ekipin tonë që mori si dhuratë një autgol nga armeni Hovhannisyan në minutën ‘9. Rezultati u dyfishua në minutën ’23 me Memushaj për të marrë firmën përfundimtare të fitores në minutën ’76 me të sapo futurin Sadiku. Ndonëse në pjesën e dytë, Armenia bëri presion, ajo nuk arriti të realizonte. Ekipi jonë luajti më mirë se në ndeshjen me Serbinë, disi më i sigurtë dhe i organizuar në mesfushë. Kualifikimi zhbën edhe dyshimin e përhershëm për mundësitë e kualifikimit dhe përtej diskutimeve, dyshimeve, spekullimeve, hamendësimeve apo edhe komenteve, sot është fakt: Shqipëria ka një vend në kampionatin europian të futbollit. Një meritë ka për këtë edhe trajneri Giani de Biasi që i ka dhuruar edhe Tiranës, por edhe Shqipërisë një mundësi për të festuar. Urime dhe suksese ekipit tonë! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.