Arben Puto: “Eliminimi i Mehmet Shehut ishte vendosur që më parë, pritej vetëm sebepi”. Dhe disa fjalë për privilegjimin e disa gjirokastritëve

Postuar në 12 Tetor, 2015 17:13

Gazeta “Dita” publikon prej dy ditësh pjesë të kujtimeve të historianit Arben Puto. Puto bën kalime të shpejta në periudhën e komunizmit, që edhe botohen në gazetë, për të dhënë disa konkluzione për ngjarje dhe vendime të asaj kohe. Ai rrëfen se kishte sjellë nga Britania e Madhe dokumente të anglezëve për Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun, karakteristika që oficerëve të OSE-së, për dy liderët shqiptarë. Sipas Putos kur ndodhi vetëvrasja e Mehmet Shehut, të cilin duket se nuk e ka pëlqyer e për të cilin thotë se “Eliminimi i tij ishte vendosur që më parë, pritej vetëm sebepi”, u përfol edhe emri i tij. Gjithçka me dokumentin në fjalë që dikush ishte kujtuar se ekzistonte. Pse shpëtoi Puto? Ja se çfarë thotë ai: “Nuk mund të ishte veçse një atje lart, fare lart. Kam arritur në përfundimin se ka qenë vetë Enveri që ka anuluar vendimin e “kokënxehtëve” të KQ. Ishte vështirë ta bënte tjetërkush. Kjo nuk më ka ardhur e papritur. E kam menduar menjëherë. Më kishte pasur student në Liceun e Korçës, student të dalluar. Për rezultatet e vitit të tretë (sixieme), erdhi dhe më përgëzoi. Ndiqte me siguri punën time si historian. Mendoj përsëri se ka lidhje me të që më dhanë Çmimin e Parë të Republikës për librin tim mbi Pavarësinë. Veç asaj, më njihte si djalë gjirokastrit. Nuk ka qenë rasti i vetëm kur është treguar zemërgjerë për njerëzit e qytetit të tij. Ka ndihmuar disa kur janë ndodhur në pozitë të vështirë, doemos jashtë “aktiviteteve antiparti”. Shpjegime analoge për “mosgoditjen” jep edhe një gjirokastrit tjetër: Ismail Kadare. I cili ka lënë të kuptohet se loja e regjimit me të, ishte një lloj thrilleri psikologjik i orkestruar nga Enver Hoxha, por pa finalen tragjike të likujdimit. E me siguri, një njeri që shkruan për “Vite të Vegjëlisë” e ka në mendje Gjirokastrën dhe gjirokastritët. 

http://www.gazetadita.al/kujtimet-e-arben-putos-vetevrasja-e-mehmetit-dh...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.