Teoritë konspirative si qëndrime publike. Aktori Steven Seagal: “Vrasjet në masë në SHBA janë të nxitura”(video)

Postuar në 11 Tetor, 2015 16:07

Debati për armët dhe mbajtjen e tyre është kthyer në qendër të vëmendjes në SHBA. Disa ngjarje të rënda të ndoshura së fundmi ka nxjerrë në sipërfaqe idenë për kufizimin e të drejtës për të mbajtur armë, që është traditë në SHBA. Si një vend pjellor për teori konspirative, në SHBA nuk mungojnë shpjegimet alternative për shumëçka, mirëpo intensiteti i ngjarjeve ka çuar në konkluzione të pazakonta që duhen marrë në konsideratë. Aktori i njohur Steven Seagal, ka thënë gjatë një interviste për “RT” se ai beson se shumë nga ngjarjet e rënda, me vrasje të shumëfishta, janë të konceptuara dhe nxitura nga qeveria. “Unë besoj në amendamentin e dytë të Kushtetutës më shumë se çdo gjë në botë. Dhe unë mendoj se – Adolf Hitleri, p.sh – kur donte të asgjësonte popullin e Gjermanisë – gjëja e parë që bëri ishte t’u merrte armët. Dhe e drejta për të mbajtur armë nuk ishte vetëm për t’u mbrojtur nga pushtuesit e huaj, ishte edhe për t’u mbrojtur nga qeveritë e këqija, tiranike, nga çdokush që do të shkelte të drejtat e tyre si qenie njerëzore. Unë besoj, dhe urrej ta them këtë gjë, se shumë nga këto vrasjet në masë dhe e gjithë kjo shfaqje që po vazhdon, unë besoj se është e inxheneruar”, tha Seagal. Teoria ku mbështetet Seagal është se krijimi i kushteve për të adoptuar legjislacionin që kufizon mbajtjen e armëve, synon marrjen në kontroll të popullsisë. Gjithë një qasje që të kujton disi skenarin hollivudian të filmit: “Conspiracy Theory”. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.