Të ngeshëm për protestë në një popull që nuk proteston kurrë

Postuar në 11 Tetor, 2015 15:28

Ismail Morina u arrestua në flagrancë me dy pistoleta dhe gjykata dha msën e sigurisë “arrest me burg”. Arrestimi i tij u bë pak para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte siguruar 36 bileta. Ndërkohë që gjykimi duhet të zbardhë se çfarë kishte ndërmend Morina, sot disa protestues kanë kërkuar lirimin e tij. Arsyeja? “Ne kërkojmë liri për Ballist Morinën, sepse ai na bëri krenarë. Në Beograd ai ngriti flamurin tonë, ndërsa në Shqipëri kryeministri ynë nuk na la ta ngremë flamurin tonë. Liri Ballistit. Duam lirinë e vëllait tonë shqiptar, lirin e gjakut tonë shqiptar.” – u shprehën disa të rinj. Më tej ka edhe një njoftim që të bën të dridhesh: “Ditën e diel, i gjithë populli shqiptar të mblidhet në Tiranë në orën 12:00 për Ismail Morinën, (Ballisti). Ai që e ndjen veten shqiptar dhe që është i pashterur nga serbët duhet të jetë në protestë ditën e diel tek sheshi ‘Skënderbej’ në Tiranë. Lajmëroni shokë, familjarë, vajza, djem, vetëm kështu mund t’i fitojmë të drejtat tona si komb”. Pra ai që nuk del në shesh, nuk është shqiptar, pasi kështu e dekreton njoftimi. Ismail Morina u arrestua për armëmbajtje dhe e ka pranuar edhe vetë që kishte armë. Nuk u arrestua pse ngriti dronin. Kështu që këta që bëjnë thirrje për protesta mbarëshqiptare me siguri janë njerëz të ngeshëm. Të ngeshëm që nuk kujtohen – si të gjithë ne të tjerër xhanëm – të protestojmë për rënien politike e ekonomike ku ka rrëshqitur vendi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.