Motivimi i tatimpaguesve: Kulaçi, jo kërbaçi

Postuar në 11 Tetor, 2015 11:39
Kasem Seferi/Ekonomist

Qëndrimet motivuese janë mënyra me të cilën tatimpaguesit e shikojnë veten e tyre në lidhjen që kanë me administratën tatimore dhe sistemin tatimor, veçanërisht, masën e distancës shoqërore që dëshirojnë të vendosin ndërmjet administratës tatimore dhe sistemit tatimor, distancë kjo që tregon shkallën e pranimit ose mospranimit të autoritetit tatimor dhe, si rrjedhim, shkallën me të cilën këta tatimpagues janë të hapur për t’u influencuar nga administrata tatimore. Mungesa e një strategjie për të nxitur përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor varet nga qëndrimi motivues i tatimpaguesve të shënjestruar; me fjalë të tjera, masat e ndryshme rregullatore dhe shtrënguese mund të jenë të suksesshme kur merren me tatimpaguesit që e shikojnë veten si qytetarë që i binden ligjit në raport me tatimpaguesit që e shikojnë veten si oportunistë.

Për më tepër, tatimpaguesit që e ndiejnë veten të lënduar ose të trajtuar në mënyrë të parespektuar nga autoriteti tatimor mund t’i përgjigjen më mirë me mekanizma të veçantë detyrimit se sa tatimpaguesit që e ndiejnë se janë trajtuar me dinjitet nga një autoritet që vepron me integritet dhe legjitimitet. Për këtë arsye, administrata tatimore që kërkon të kuptojë hapësirën e plotë të tatimpaguesve në lidhje me influencuesit motivues mund ta caktojë më mirë vendin për të shënjestruar dhe për të inkurajuar në mënyrë efektive tatimpaguesit që të “bëjnë gjënë e drejtë” dhe t’i zbatojnë detyrimet e tyre tatimore ndërkohë që, në të njëjtën kohë, i monitorojnë dhe i shtrëngojnë këto motivime që mund t’i çojnë tatimpaguesit në mospërmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor.

Karakteristikat e biznesit, industrisë, ato sociologjike, ekonomike dhe psikologjike të tatimpaguesve hedhin dritë mbi arsyet e qëndrimeve motivuese që mbajnë tatimpaguesit dhe shkaqet e mundshme të sjelljes së tyre përmbushëse ose mospërmbushëse të kërkesave të legjislacionit tatimor, që përfshin çështjet e mundësisë, padijes, normave të biznesit dhe kostot e përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor. Duke mos i eksploruar karakteristikat e mësipërme nëpërmjet punës empirike dhe eksperimentale si dhe praktikës së ndihmës për komunitetin tatimpagues, autoriteti tatimor nuk ka mundur të fitojë një pamje të brendshme në atë kuptim se si ta përmirësojë përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor, në mënyrë të përgjithshme dhe të mirinformuar; konsiderimi vazhdimisht i karakteristikave të mësipërme të tatimpaguesve mund të rrisë gjithashtu të kuptuarit e administratës tatimore në lidhje me lehtësuesit strukturorë dhe mjedisorë të mospërmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor, duke ua bërë të mundur administratorëve tatimorë të merren me çështjet e mospërmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor në burim.

Me fjalë të tjera, me investigimin e karakteristikave të lartpërmendura të tatimpaguesve, administrata tatimore mund të fitojë njohuritë e domosdoshme për të hartuar rregullimin dhe detyrimin për të plotësuar nevojat e veçanta të përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor, madje para se të ndodhë sfida e tatimpaguesit; si përgjigje, kjo mund të çojë në zhvillimin e strategjive më efektive të detyrimit në një afat të gjatë.

 

Si të motivohen tatimpaguesit

Janë identifikuar pesë qëndrime motivuese si të përshtatshme në lidhje me realitetin e përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor: angazhimi, dorëzimi, rezistenca, mosangazhimi dhe luajtja e lojës. Dy qëndrimet e para, angazhimi dhe dorëzimi, janë përmbushës në natyrë, i pari më shumë se sa i dyti dhe ato sugjerojnë ndërveprim bashkëpunues në lidhje me pranimin e autoritetit dhe sistemit tatimor nga tatimpaguesi; tre qëndrimet më të fundit, rezistenca, mosangazhimi dhe luajtja e lojës, përfaqësojnë një gjendje sfiduese të rritur të mendjes me distancë të rritur dhe antipati në anën e tatimpaguesit drejt autoritetit tatimor, sistemit të të tatuarit dhe asaj çfarë tatimpaguesi percepton se ata mbështesin.

Kur angazhimi dhe dorëzimi janë të lartë, administrata tatimore ka më shumë të ngjarë të fitojë përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesi; qëndrimi i angazhimit shpreh të kuptuarit e tatimpaguesit se administrata tatimore është një institucion i domosdoshëm për demokracinë dhe sugjeron një ndjenjë të detyrimit moral për të çuar përpara të mirën e përbashkët dhe për t’i paguar tatimet në mënyrë vullnetare.

Dorëzimi pasqyron pranimin e autoritetit tatimor dhe zyrtarëve të tij si legjitimë dhe besimi se ata i përgjigjen pozitivisht tatimpaguesit për aq kohë sa tatimpaguesi sillet sipas ligjit dhe u bindet autoriteteve; megjithatë, qëndrimet sfiduese të rezistencës, mosangazhimit dhe luajtjes së lojës janë të lartë, gjërat janë mjaft ndryshe.

Qëndrimet sfiduese përkojnë me ndjenjën e të qenët të kërcënuar nga administrata tatimore, ose sistemi tatimor, kënaqësia e ulët me demokracinë, qëndrimet antiqeveritare dhe pro tregut, identifikimi relativisht i dobët me të qenët qytetar dhe tatimpagues i ndershëm dhe investimi mbi mesataren në shmangie dhe evazion tatimor, si dhe dëshira për ta shfuqizuar sistemin tatimor; qëndrimet sfiduese gjithashtu nuk ndikohen nga bindja, si dhe nga masat tradicionale ndëshkuese të të qenët i kapur dhe i ndëshkuar për mospërmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor. Rezistenca është qëndrimi i parë i kategorizuar si sfidues, që pasqyron dyshimet rreth qëllimeve të administratës tatimore për të bashkëpunuar me dhe për të qenë e respektueshme me tatimpaguesin, gjë që përfaqëson gjendjen e mendjes me të cilën tatimpaguesi është vigjilent dhe ndien nevojën për të luftuar për të drejtat e tij ose për ta ulur pushtetin e autoritetit tatimor.

Qëndrimi i dytë sfidues, mosangazhimi, është madje një qëndrim më ekstrem në atë që ai rezulton nga zhgënjimi me sistemin tatimor dhe administratën tatimore dhe, për këtë arsye, zakonisht ai është qëndrimi më i vështirë për t’u menaxhuar nga administrata tatimore. I treti dhe i fundit nga qëndrimet sfiduese është luajtja e lojës, rezultat i të respektuarit ose i të injoruarit të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesi mbi bazën e asaj që çon përpara interesat e tij, ku ndryshe nga mosangazhimi, luajtja e lojës ndodh brenda rrezes së autoritetit rregullator, por më saktë se sa të përmbushë kërkesat e legjislacionit tatimor me shpirtin e ligjit, lojtari i përdor faqet e ligjit për të minuar qëllimin e ligjit tatimor, qëndrim ky i përhapur në grupet elitë.

Megjithatë, ashtu si strategjitë e shmangies dhe evazionit tatimor bëhen gjithnjë e më shumë të pranueshëm dhe në dispozicion të publikut të përgjithshëm, prirja e luajtjes së lojës parashikohet të përhapet dhe të bëhet një problem më serioz për detyrimin; luajtja e lojës është një kujtesë se përmbushja e kërkesave të legjislacionit tatimor në vetvete mund të bëhet një problem madhor kur përkufizohet si përmbushje e rregullave ashtu siç shkruhen.

 

Kulaçi, jo kërbaçi

Sa më shumë të angazhuar janë njerëzit për të paguar tatimet, më pak të ngjarë ka që ata të bëjnë përpjekje në strategjitë e shmangies tatimore dhe qëndrimet që janë gjetur se shoqërohen më fort me format agresive të shmangies tatimore janë rezistenca dhe luajtja e lojës, ndërkohë që evazioni është gjetur se është një opsion për ata që janë rezistues ose të paangazhuar. Megjithatë, të qenët të angazhuar ose dorëzuar nuk i parandalon domosdoshmërisht tatimpaguesit nga sjellja e keqe, për arsye se sjellja është rezultat i një varieteti ndikimesh, vetëm disa prej të cilëve lidhen me besimet dhe qëndrimet, dhe kësisoj, qëndrueshmëria ndërmjet gjendjeve mendore të tatimpaguesve dhe sjelljes nuk duhet marrë me mend automatikisht; administrata tatimore duhet të bëjë dallimin ndërmjet qëndrimeve motivuese dhe sjelljes, të jetë njohëse e tyre, t’u përgjigjet atyre me qëllim që të menaxhojë efektivisht përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor dhe në mënyrë vendimtare, administrata tatimore nuk duhet të shërbejë vetëm si një vëzhguese pasive e sjelljes dhe qëndrimeve të tatimpaguesve, por gjithashtu t’i ndikojë ata në mënyrë të konsiderueshme. Perceptimet që kanë tatimpaguesit për drejtësinë procedurale të sistemit tatimor (si i trajton ata administrata tatimore dhe në të njëjtën mënyrë të tjerë tatimpagues) ndikon legjitimitetin që tatimpaguesit atribuojnë për administratën tatimore dhe shkallën me të cilën ata e pranojnë autoritetin e saj, gjë që si përgjigje ndikon nivelet e përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesit; tatimpaguesit që besojnë se administrata tatimore dhe zyrtarët e saj bëjnë përpjekje për të qenë të drejtë dhe të respektueshëm kanë më shumë të ngjarë se sa ata me perceptime më negative për të kërkuar legjitimitet më të madh për administratën tatimore dhe sistemin tatimor, rreshtohen me administratën tatimore dhe, hap pas hapi, bëhen më përmbushës të detyrimeve të tyre tatimore.

Përveç kësaj, sipas praktikës, ose normës së reciprocitetit, sjellja pozitive nga administrata tatimore rrit gjasën e përmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor për shkak të tendencës së njerëzve për t’u përpjekur për t’i trajtuar të tjerët në të njëjtë mënyrë që të tjerët i trajtojnë ata; prandaj, shërbimi ndihmës dhe i respektueshëm gjithashtu mund të miklojë një angazhim normativ më të gjerë të përmbushjes midis tatimpaguesve, kur tatimpaguesit besojnë se administrata tatimore vepron pozitivisht drejt tyre si një praktikë e përgjithshme (vazhduese). Megjithatë, rezultati i ndërveprimit tatimpagues/administratë tatimore mund të jetë i ndryshëm për tatimpaguesit që nuk i besojnë ose nuk e respektojnë administratën tatimore, ose për ata që ndihen thellësisht të kërcënuar nga ajo, për arsye se kur një tatimpagues nuk ndihet mirë me administratën tatimore, të tillë si kur tatimpaguesi parashikon ose përjeton një ndërveprim jo të kënaqshëm me zyrtarët tatimorë, ose kur ai percepton se qëllimet e interesave të tij vetjake minohen nga administrata tatimore, ose praktikat që ajo vendos, ky tatimpagues mund të adoptojë një mekanizëm që ia del mbanë dhe që, shpesh, përfshin interpretimin e diferencave ndërmjet tij dhe administratës tatimore/qeverisë dhe për ta ruajtur këtë përgjigje mbrojtëse, mund të rritet e çara ndërmjet tatimpaguesit dhe administratës tatimore, gjë që dëshmon se në rrethana të tilla, të fitosh përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesi mund të jetë e vështirë. Kur administrata tatimore përdor strategji ndëshkuese që komunikojnë mosmiratim, distanca dhe tensioni ndërmjet tatimpaguesit dhe administratës tatimore ka të ngjarë të rritet me ngritjen e mosmiratimit të perceptuar, duke përforcuar dhe duke acaruar çdo gjendje ekzistuese të sfidës së tatimpaguesit dhe sfida për zyrtarët tatimorë në këtë situatë rrotullohet rreth ndryshimit të qëndrimit motivues të mbajtur nga tatimpaguesi; zyrtarët tatimorë mund të jenë në gjendje ta bëjnë këtë duke u ofruar bashkëpunim tatimpaguesve, shërbim dhe ndihmë pozitive dhe një dialog të hapur si përgjigja e parë për konfliktet.

Në mënyrë të rëndësishme, kur oferta për bashkëpunim nga administrata tatimore plotësohet me përmbushje të kërkesave të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesi, ndjenja helmuese të tilla si antagonizmi, zemërimi dhe mosbesimi ndërmjet palëve mund të shpërndahet, gjë që bën të mundur rritjen e aftësisë së autoritetit tatimor për t’u rilidhur me tatimpaguesin në një nivel pozitiv dhe hapa pas hapi të nxjerrë në dritë mundësinë e restaurimit të përmbushjes vullnetare të kërkesave të legjislacionit tatimor. Në rastet kur oferta për bashkëpunim nuk plotësohet me përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesi, administrata tatimore duhet të jetë e fortë, por gjithashtu e drejtë, për t’i sjellë në vend ata që nuk përmbushin kërkesat e legjislacionit tatimor. Çfarëdo hapash që merr administrata tatimore nuk duhet, sa më shumë të jetë e mundur, ta ndikojë në mënyrë të kundërt tatimpaguesin që përmbush kërkesat e legjislacionit tatimor, ose që shkallëzon konfliktet ekzistuese përtej asaj që është e domosdoshme, me qëllim që të fitojë përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor.

Mbajtja e komunikimit të hapur dhe shërbimit pozitiv dhe profesional, me gjithë përplasjet më të ashpra me tatimpaguesit, është e rëndësishme për autoritetin tatimor jo vetëm ta ruajë integritetin e saj në sytë e tatimpaguesit sfidues dhe komunitetit më të gjerë tatimpagues por gjithashtu për arsye se, në shumë raste, madje kur pakënaqësia, zemërimi dhe mosbindja janë të pranishme në anën e tatimpaguesit, ka gjithashtu vullnet të mirë dhe, prandaj një mundësi për të nxjerrë qëndrime motivuese më bashkëpunuese. Prandaj çështja nuk është nëse administrata tatimore duhet t’i ndëshkojë tatimpaguesit që nuk përmbushin kërkesat e legjislacionit tatimor por se si administrata tatimore ta bëjë kështu në një mënyrë që të parandalojë shfaqjen e rezistencës së përhapur të tatimpaguesit dhe të forcojë vullnetin e mirë dhe bashkëpunimin.

 

Rrugëzgjidhjet efektive

Një rrugëzgjidhje efektive do të ishte ajo që arrin përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor nga tatimpaguesi, respektin reciprok dhe bashkëpunimin që përfshin përdorimin e hierarkisë për ndëshkime më të vogla dhe ndërhyrje rregullatore, mundësinë e ndëshkimeve të ashpër dhe ndëshkimeve të sigurt për mospërmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor, si dhe zhvillimin e një të kuptuari të gjerë të qëndrimeve motivuese të tatimpaguesit dhe profileve të tij. Në një shkallë të madhe, përpjekjet për të detyruar përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor diktohen nga paradigma ekonomike; tatimpaguesit që nuk i përmbushin kërkesat e legjislacionit tatimor nuk janë njerëz (ose entitete) me karakteristika shmangëse dhe antishoqërore, por më saktë aktorë të arsyeshëm që kërkojnë të maksimizojnë dobinë e tyre të parashikuar në qoftë se konsiderohen kostot dhe përfitimet e bashkëngjitura të kurseve të veprimit në dispozicion të tyre. Teknikat e detyrimit që kërkojnë të ulin dobinë e parashikuar të mospërmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor, duke rritur mundësinë dhe/ose ashpërsinë e ndëshkimit për shkelësit, si rrjedhim që ndalojnë thyerësit potencialë të ligjit dhe e bëjnë përmbushjen e kërkesave të legjislacionit tatimor zgjedhje “të arsyeshme” (përfituese) të sjelljes; tatimpaguesit influencohen nga një mikpritje e konsideratave, që përfshijnë dëshirën për të zbatuar normat shoqërore, të jenë qytetarë të nderuar, të shmangin streset psikologjike ose të shijojnë dridhjet që i bashkëngjiten ndjekjes së sjelljes së paligjshme, të korrigjojnë padrejtësitë e perceptuara në sistemin tatimor dhe/ose të maskimizojnë fitimet monetare.

Në qoftë se tatimpaguesit kujdesen rreth problemeve përtej vetinteresit në mënyrë të ngushtë, zbatimi i strategjive detyruese që mbështeten vetëm mbi konsiderata monetare (veçanërisht, nëpërmjet pengimit autoritar të zbulimit dhe ndëshkimit) mund të jenë jo vetëm joefektive, por mund të kenë efekt të kundërt, duke minuar vullnetin e mirë dhe motivimet ligjore të tatimpaguesve për të përmbushur kërkesat e legjislacionit tatimor, që gjeneron mosbesim dhe antagonizëm dhe në fund të fundit, përkeqësimin më saktë se sa lehtësimin e problemit të mospërmbushjes së kërkesave të legjislacionit tatimor.

Por kjo nuk do të thotë se duhen braktisur politikat e detyrimit të bazuar mbi zbulimin dhe ndëshkimin, më saktë se sa kërkohet që mekanizmat e detyrimit të balancohen karshi masave të tjera që do të plotësonin pengimin ndëshkues dhe kompensonin jehonat e tyre negative.

"Monitor" 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.