Liberiali Jovanoviç: Serbia duhet ta njohë menjëherë Kosovën

Postuar në 10 Tetor, 2015 19:32

Çedomir Jovanoviç, që është dhe kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, ka thënë se pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nuk do të ketë integrim në BE, njoftoi sot “InfoKosova”. Ai në një intervistë për “Tanjug”, kësaj radhe, përveç Kosovës, ka përmendur edhe çështja e Bosnje e Hercegovinës. Jovanoviç, kohë më parë ftoi elitën politike në Serbi që “sa më shpejtë ta njohin Kosovën, pasi ky është kushti kryesor për anëtarësimin e Serbisë në BE”. Ai ka thënë se “Serbia duhet të ndalojë refuzimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB”. “Në Serbi duhet të largohen raportet e urrejtjes me Kosovën, më shpejtë se sa kërkohet nga BE-ja, pasi nga ky normalizim i rajonit, varet e ardhmja”, ka thënë kreu i liberalëve serbë. “Kjo do të thotë që, Serbia sa më shpejtë ta jep pëlqimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB, më pas shtimi i njohjeve, do të ishte njëri nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE. Ndërsa për politikën vendore, ndërprerjen e krijimit të atmosferës së urrejtjes dhe marrëzive të viteve të nëntëdhjeta”, ka thënë Jovanoviç.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.