Goditet rëndë besimi te ShBA-të në Lindjen e Mesme. Në Irak, shiitët dhe sunitët i mirëpresin sulmet ruse

Postuar në 11 Tetor, 2015 13:02

Nuk është propagandë ruse, por një fakt që po ndryshon realitetin politik në Lindjen e Mesme. Shumë irakenë, madje edhe kryeministri, Haider al-Abadi, po deklarojnë se fushata ajrore ruse është e mirëpritur. Mjafton që ajo të asgjësojë Shtetin Islamik, përgjegjës për luftën e tanishme dhe për zhvendosjen e miliona njerëzve në Siri dhe në Irak. NBCNEWS ka realizuar një reportazh nga Baghdadi, për të kuptuar se përse irakenët duan që Rusia të bombardojë vendin e tyre. Përgjigja ngado është ISIS? “Rusët janë seriozë në luftën kundër terrorizmit, sepse i dinë pasojat e terrorit”, shprehet dikush. Mendimi i qytetarëve ka rëndësi, pasi kështu sqarohet ideja se jo të gjithë në Lindjen e Mesme janë me ISIS. Por falt është se besimi te ShBA-të ka rënë shumë dhe ky është një problem që Ëashingtoni do ta vuajë gjatë. Aq më tepër që për goditjen e ISIS janë të gjithë dakord: shiitë dhe sunitë. Çka dëshmon se eksperimenti i heshtjes dhe tolerimit të një prganizate të tillë, përkundrejt largimit të Bashar al Assad, nuk ka sjellë gjë tjetër, veçse zhgënjim dhe riorientim të popullsisë. Ndryshimi në Lindjen e Mesme ka ndodhur shumë shpejt dhe me të po përshtaten të gjithë. Dhe ai ka ndodhur me kosto të vogla për fitimtarët aktualë: rusët.
http://www.nbcnews.com/storyline/isis-terror/some-iraqis-are-asking-russ...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.