Vjen BlackBerry Priv me aplikacione fantastike

Postuar në 10 Tetor, 2015 13:57

BlackBerry konfirmoi zyrtarisht telefonin Android i cili mbart pseudonimin Priv që do të thotë Privatësi. Shumë  informacione lidhur me harduerin e këtij smartfoni janë zbuluar gjer më sot. Telefoni fuqizohet nga një procesor 64Bit Snapdragon 808 siç shfaq aplikacioni i testimit të performancës AnTuTu. Kamera e pasme ka një sensor 18 megapiksel ndërtuar nga Schneider Kreuznach. Kjo kamerë është e aftë të realizojë video 4K me 30 frekuenca në sekondë. Telefoni inteligjent BlackBerry Priv do të përmbajë edhe një aplikacion sigurie ndërtuar nga kompania kanadeze dhe quhet BlackBerry Safeguard dhe që do të shërbejë për të skanuar telefonin për aplikacione dhe përmbajtje keqdashëse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.